11 Maji/ ‘Fluturojnë’ fletët e para të votimit për diasporën në Greqi e Itali, votues të qarkut Berat e Dibër! Problem 17 zgjedhës në Rusi e Iran, nuk shkon posta

14 Prill, 15:54

Votuesit e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët në diasporë që do të marrin fletët e votimit duke u bërë kështu votuesit e hershëm pa pritur 11 majin. Në KQZ po punohet për paketimin e zarfeve për emigrantët, dhe deri më tani janë përgatitur pakot për 35 mijë zgjedhës, nga 245 mijë që është totali.