14 maji/ Celibashi: Partitë politike të mos tregojnë në mënyrë arrogante fuqinë dhe interesin për të shpenzuar para pa limit në fushatë

19 Prill 2023, 10:37

Kryekomsioneri Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim mbi platformën online ku partitë politike dhe kandidatët do të raportojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre financiare, bisedë që u zhvillua teksa fushata zgjedhore për 14 majin ka nisur. Celibashi tha se kjo platformë online do të jetë një mundësi më e mirë për KQZ që të kontrollojë financimin e partive politike, por gjithsesi ai thotë se nuk është një proces shumë i thjeshtë.