14 Maji/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore! Të vetmit që 4 zgjedhjet e kaluara kanë ‘goditur në shenjë’ rezultatin e saktë

24 Mars 2023, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2023-03-25 07:30:14

Me afrimin e zgjedhjeve të 14 Majit rikthehen edhe sondazhet parazgjedhore në Report Tv në bashkëpunim me institutin italian Piepoli për të pestin proces zgjedhor radhazi. Të mërkurën 29 mars në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para, që do të nisin rrugëtimin drejt 14 Majit, që shqiptarët të mësojnë më shpejt se të tjerët se çfarë do të ndodhë ditën e zgjedhjeve.