14 maji/ Kandidatët në terren! Spahia: Prioritet bujqësia dhe infrastruktura! Beci: Fokus arti, kultura dhe turizmi

29 Prill 2023, 15:56

Kur mbeten edhe pak ditë nga zgjedhjet vendore që do të mbahen në 14 maj, kandidatët e bashkive kanë shpeshtuar takimet me elektoratet e tyre dhe kanë shpalosur programet.

Në një takim me banorët e njësisë administrative të Berdicës në Shkodër, kandidati i koalicioinit Berisha-Meta Bardh Spahia shpalosi planet dhe objektivat kryesore për këtë zonë, ku theksoi nevojën për zhvillimin e infrastrukturës, bujqësisë, krijimin e tregjeve dhe hapësirave për të shitur prodhimet bujqësore dhe kthimi i qendrave kryesore të Shkodrës në atraksion turistik.