14 Maji, konfirmohen kandidatët në 11 bashki, Tirana me 6 emra! Në garë edhe komunisti Marko Dajti, u regjistrua me firmën e Flamur Nokës

5 Prill 2023, 14:36 | Përditesimi i fundit: 2023-04-05 15:55:18

KQZ ka regjistruar zyrtarisht kandidatët për kryebashkiakë për 11 bashkitë e mëdha të vendit. Për kryeqytetin, në garë do të jenë 6 kandidatë, ku përballë Erion Veliajt rrymat opozitare do të kenë 5 emra. KQZ regjistroi edhe kandidatin e “Frontit të Majtë” Marko Dajtit, që përdori firmën e Flamur Nokës për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor.