21 janari, Braçe: Pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit, Prokuroria e Tiranës u tall me hetimin

8 Dhjetor 2023, 12:56

I ashpër është treguar deputeti socialist Erion Braçe teksa fliste për 21 janarin, ku plumbat e shtetit i morën jetën 4 protestuesve, gjatë qeverisjes Berisha. Teksa një pjesë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin, Braçe tha 21 janari është pushkatim pa gjyq në mes të Bulevardit.

Referuar vendimit të Strasburgut, Braçe tha se aty thuhet qartë se protestuesit nuk ishin të dhunshëm dhe se që të katërt kanë qenë në Bulevard. Braçe tha se prokuroria e Tiranës është tallur me hetimet aso kohe, ndërsa shtoi se një vendimi tillë i hap rrugë drejtësisë për të çuar në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës.