21 janari, Rama: Vrasësit ende të lirë në rolet më të rëndësishme në vend! SPAK duhet ta niste me këtë 'gur të përgjakur' por s'u kthye të vendi i krimit

3 Mars 2023, 16:27

Kryeministri Rama ka bërë thirrje edhe një herë sot që drejtësia të reagojë për provat e reja që kanë dalë për 21 janarin. Ai shkruan se vrasësit janë ende të lirë dhe disa prej tyre në rolet më të rëndësishme në vend. Rama shkruan se drejtësia e re duhet ta kishte nisur jetën e vet bash tek ky gur i përgjakur dhe se SPAK jo vetëm nuk u kthye tek vendi i këtij krimi po bëri sikur s’kishte asnjë lidhje