25 prilli, Yuri Kim: Kush pengon votën e lirë të hetohet plotësisht! Askush s'është mbi ligjin dhe s'duhet të ketë trajtime të veçanta

22 Prill 2021, 14:18

Ambasadorja Yuri Kim dha një mesazh të qartë se nuk mund të ketë asnjë trajtim të veçantë për ata që shkelin ligjin dhe pengojnë votën e lirë të qytetarëve.Këtë mesazh të SHBA, Kim ia përcolli Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela që u takua ditën e hënë, por edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me të cilin u takua më herët.