30 qershori në ‘Kushtetuese’/ Daci: Të gjykohet para zgjedhjeve, Ristani: Drejtësia e vonuar, e munguar

9 Janar 2021, 00:40 | Përditesimi i fundit: 2021-01-09 00:47:36

Duke nisur nga ky muaj, Gjykata Kushtetuese do të nisë shqyrtimin e kërkesave, disa prej të cilave presin prej vitesh.

Mirëpo ndonëse pritej që të parat në listë të jenë zgjedhjet e 30 qershorit 2019, një çështje që pritet të marrë vëmendjen e anëtarëve të Kushtetueses pasi opozita i cilësoi si antikushtetuese, kjo nuk do ndodhë.

Ish-deputeti Arben Ristani në emisionin "Pa Protokoll" në Report TV ka thënë se çështja e 30 qershorit është me sensibilitet të lartë publik dhe duhet të shqyrtohet shpejt në të kundërt ai shton se një “drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar”. Në rast se nuk e shqyrton çështjen në kohën që ka kuptim, sipas Ristanit ajo nuk merr më vlerë.

“Ska rëndësi të madhe nëse e ka paditur apo po PD 30 qershorin. Se ka qenë kundër. E rëndësishme është se janë dy kërkesa, edhe e presidentit dhe shoqatës bashkimi. Çështja është aty për t’u shqyrtuar. Gjykata ka një rradhë. Është në praktikë të GJK dhe të të gjitha gjykatave, gjyqtarët për shkak të rëndësisë së çështjeve shqyrtojnë çështje pa rradhë.

Të shohim, unë mendoj se këto janë çështje me sensibilitet të lartë publik. E mira do të ishte... një drejtësi e vonuar është një drejtësi  e munguar. Në rast se nuk e shqyrton çështjen në kohën që ka kuptim nuk merr më vlerë. Çështje të tilla kanë sensitet publik, ndjeshmëri publike. Nga ana tjetër mundet që të shqyrtohen pa rradhë edhe për shkak të faktit se koha është element thelbësor në këtë rast. Un ëshpresoj se GJK ti marri në shqyrtim këto çështje. Sigurisht pa humbur kohë, të shqyrtohet para 30 qershorit që të mos bëhet precedent”, tha ai.

Kurse sa i përket bllokimit të formimit të gjykatës Kushtetuese Ristani ka thënë se është bërë për interesa personale politike ose prej paaftësisë.

“Gjykata kushtetuese është bllokuar nga njerëz djallëzor për interesa politike ose njerëz të paaftë që skanë pasur koshiencën e duhur ligjore”, tha ai.

Nga ana tjetër avokati Jordan Daci i cili ka paditur në Gjykatë zgjedhjet e 30 qershorit ka thënë se nuk mendon që nuk do të përjashtohet mundësia e shqyrtimit të çështjes gjatë këtyre 3 muajve. Madje sipas tij do ishte në integritet të anëtarëve të gjykatës për të dhënë një mesazh për publikun mbi paanshmërinë e tyre për të vendosur jo vetëm për këtë rast por edhe për disa çështje të tjera me rëndësi.Kurse avokati Saimir Vishaj, vendimin e Gjykatën Kushtetuese për të mos shqyrtuar të parën çështjet më të “nxehta”, siç është ajo e 30 qershorit, e ko konsideruar si një shenjë shprese, dhe mesazh, sipas tij për ti thënë presidentit dhe çdokujt tjetër që kërkon të ndikojë politikisht që të qëndrojnë larg.