‘4 me 0 në Kavajë’, Rama shigjeton Berishën: Ia gëlltiti Kavajës fituesin e primareve, po bluhet në zorrët e kënetës! Mezi pres të shoh rezultatin më 11 maj

11 Prill 2025, 18:42 | Përditesimi: 11 Prill 2025, 18:42

Kryesocialisti Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat tha se mezi pret të shohë rezultatin në Kavajë që ia ka besuar drejtimin Elisa Spiropalit. Me ironi komentoi edhe faktin që Berisha la jashtë listës kandidatin më të votuar të primareve në Tiranë, Hysen Kadiu.

Është kthyer si hapëse dyersh të pahapura prej vitesh, nga Kamza në Shkodër, me fitore dhe tani në Kavajë. Mezi pres ta shoh çfarë do dalë më 11 maj, aq më tepër në kushtet kur këneta ia gëlltiti Kavajës mu në thellësitë e zorrëve të beta fituesin e primareve të gjithë Tiranës. Mos duartrokisni se është gjynah ai. Ai besoi tek primaret dhe përfundoi duke u bluar në zorrët e kënetës që i la me të dy gishtat demokratët e Kavajës, ndërsa ne i kemi dhënë atij qyteti dy deputete në listë të mbyllur, që i kanë deputete, Elisën dhe Ilvën dhe dy kandidatë burra, ish0kryeministrin Majko dhe një dajë Kavaje, 4 me 0 është niveli i respektit mes Kavajës dhe kënetës madhështore.

E.H/Shqiptarja.com