48 vjeçari denoncoi “laboratorin e drogës” në Tiranë, kërcënimi me jetë: Bashkë me vëllezërit nga ISIS do iu vëmë kokat në tepsi

13 Dhjetor 2019, 08:38

TIRANË-  Më 26 shtator të këtij viti gazetari Ermal Qori nga shtëpia e cila dyshohej se kishte shërbyer si 'laborator droge' gjatë transmetimit "live" u raportua se në ambientet e shtëpisë është gjetur një boçe hashashi si dhe objekte dhe enë të tjera të dyshimta si prizë treshe, sobë, kova me pleh dhe deri te mbetjet e hashashit në raftet e dollapit dhe mbi lavaman. Dyshohet se këto enë kanë shërbyer për të përpunuar lëndën narkotike.

Në shtëpinë e kyçur për afro 1 vit e gjysmë sipas pretendimit të pronarit janë gjetur materiale të tjera që nuk i përkisnin atij që janë pikërisht objektet që ’’Pa Gjurmë’’ i konstatoi gjatë transmetimit Live. Bilbil Dafku i shqetësuar për këtë situatë, dyshoi se është e  e qëllimshme duke ngritur pikëpyetje për personat përgjegjës, pasi i trembet faktit për një akuzë të dytë, pas asaj për ’’Armëmbajtje pa leje’’, për të cilën bëri 18 muaj burg. Madje gjatë transmetimit "live" mbrëmjen e 26 shtatorit, stafi bashkë me denoncuesin iu drejtuan rajonit të policisë nr.1 ku depozituan denoncimin.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv