Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)

2 Korrik, 19:59

Dëshira për t’u bërë nënë ekziston tek çdo femër dhe normalisht në momentin kur kupton se kjo gjë është e vështirë për t’u realizuar gjithkush do të trishtohej. Një gjë e tillë i ka ndodhur 43-vjeçares Anila Menallaj me origjinë nga Librazhdi. Ajo u martua me shkuesi në vitin 2004 me Bujar Menallën po nga Librazhdi, me të cilin u zhvendos për të jetuar në qytetin e Durrësit. Pas 4 vitesh martesë ata prisnin të bëheshin prindër, gëzim ky që nuk zgjati pasi në muajin e 6-të të shtatzënisë Anila humbi foshnjen. Dëshira për të sjellë në jetë një fëmijë ishte shumë e madhe për çiftin Menalla, të cilët edhe pas shum viteve luftë nëpër dyert e spitaleve, nuk kanë mundur ta realizojnë dot. Në shumë analiza të bëra brënda dhe jashtë Shqipërisë rezulton se të dy nuk kanë asnjë problem shëndetësorë.