E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë

24 Qershor, 19:11

 

Bujar Sefa u arratis pak ditë përpara finalizimit nga policia të operacionit ’Rexhina’ në maj të vitit 2007. Me gjithë përpjekjet e panumërta, familja Sefa nuk ka mundur të zbulojë gjurmët, por kanë mësuar atë që fshihej pas. 38-vjeçari u dënua në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me 15 vite burg, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me akuzën e vjedhjes me armë, trafik i mjeteve motorike në formën e një grupi të struktuar kriminal. Gjashtë ishte numri i të pandehurve, nga Prokuroria që i dha fund hetimeve, në vitin 2007, mes tyre edhe Bujar Sefa, person ende në kërkim nga policia.