Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…

28 Qershor, 18:49

 

Historia e Arben Zenunit vjen nga një familje me origjinë nga qyteti i Korçës, me probleme të mëdha ekonomike. 47-vjeçari doli nga shtëpia në Laprakë të premten e 27 korrikut të vitit 2007. Arbeni babai i 4 fëmijëve jetonte në një familje të madhe me shumë fëmijë. Gurali Çite kryefamiljari është babai I 8 fëmijëve ndërsa tashmë pas largimit të Arbenit i është dashur që të rrisë dhe 4 nipër e mbesa. Familja Çite jeton në Laprakë të Tiranës në një shtëpi barake ndërsa sot janë në kërkim të fatit të 47-vjecarit Arben Zenunit. Më parë familja pati jetuar në Korcë ndërsa më shpërnguljet e shumta demografike, kjo familje u shpërngul drejt kryeqytetit për mundësi më të mëdha ekonomike. Por për ta ishte mjaft e vështirë ndaj Arbeni si një i ri asokohe kërkonte të kishte edhe ai mundësi më të mëdha sikundër bashkëmoshatarët e tij.