5 muaj zvarritje/ Shtyhet sërish seanca paraprake për aferën 'Partizani', mungon avokati i Malltezit! Më 11 prill vendoset nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim

4 Prill 2025, 10:35 | Përditesimi: 4 Prill 2025, 15:12

Pesë muaj zvarritje e seancës paraprake për aferën Partizani në GJKKO. Gjyqtarja Davidhi vendosi shtyrjen më 11 prill pasi mungoi avokati i Malltezit. Seanca e 11 prillit përkon edhe me ditën kur nis zyrtarisht fushata elektorale. Vendimi për kalim në gjyq themeli do të ishte përballja e vërtetë e Berishës e Malltezit me drejtësinë.

I.M/Shqiptarja.com