50 vite nga Kongresi i standardit të gjuhës shqipe, Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e Kosovës, konferencë të përbashkët! Merr pjesë Rama dhe Begaj

10 Nëntor 2022, 10:51 | Përditesimi i fundit: 2022-11-10 15:32:43

Këtë vit shënohet 50 vjetori i standardizimit të gjuhës shqipe. Nga 20 deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë i zhvilloi punimet Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe (Gjuhës standarde).Për të shënuar këtë përvjetor, institucionet albanologjike në Shkup, Tiranë e Prishtinë po zhvillojnë  një sërë aktivitetesh.