56.8 milionë dollarë shtesë për aksin ‘Qukës-Qafë Plloce’! Debate te ‘Veprimtaria Prodhuese’, qeveria: Shtesa për shkaqe teknike! Gështenja: Projekti s’mbyllet deri në 2024

7 Nëntor 2022, 15:58

Komisioni Veprimtarive Prodhuese, mes debateve miratoi të hënën 56.8 Milion dollar shtesë për mbylljen e segmentit rrugor "Qukës-Qafe Pllocë" deri në kilometrin e 34. Opozita akuzoi për korrupsion dhe kërkoi hetimin e inxhinierëve që kanë hartuar projektin.