6 muaj zvarrë/ Shtyhet sërish seanca për aferën ‘Partizani’, avokati i Bektashit në gjyq tjetër! Ja kur mbahet seanca paraprake e radhës

15 Prill 2025, 20:55 | Përditesimi: 15 Prill 2025, 20:55

Shtyhet për më 18 prill seanca paraprake në GJKKO për aferën Partizani. Pritej të vendosej nëse do të kalonte për gjykim Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë. Shkak është bërë mungesa e avokatit të Fatmir Bektashit. Gjykata e Lartë shtyn po ashtu shqyrtimin e rekursit të Berishës dhe Malltezit.

I.M/Shqiptarja.com