60-vjetori i lindjes së Azem Hajdarit, Berisha: Sot ai është më i gjallë se kurrë

11 Mars 2023, 13:52

'Sot ne jemi mbledhur këtu për të festuar 60-vjetorin e ditëlindjes së Azem Hajdarit, njërit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve. Njërit prej tribunëve të lirisë të kombit tonë. Njeriut që me guximin e tij, ia doli të kontribuojë më shumë se kushdo tjetër, në përmbysjen e diktaturës komuniste, ndërrimin e sistemeve, ndërrimin e epokave në Shqipëri. Ditën që e përcollëm në banesën e fundit, nuk vajtuam dhe brohoritëm: Azem, ti je gjallë! Ne jemi sot këtu për t’i thënë Azem Hajdarit se sot je më i gjallë se kurrë.