7 deputetë kërkojnë anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD, sekretari ligjor: Kërkesë antistatutore, patericat e Berishës po heqin vëmendjen nga humbja në Rrogozhinë

24 Korrik 2023, 17:11

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa ka reaguar pas kërkesës së 7 deputetëve demokratë ndaj Gazment Bardhit që kërkojnë anulimin e procesit për zgjedhjen e kreut të Partisë. Sefa thotë se kërkesa e tyre është anti-statutore dhe se anëtarët e Këshillit Kombëtar shprehen vetëm me vendime. Në reagimin e tij, Sefa thotë se çdo përpjekje për t’u bërë paterica e Sali Berishës është oksigjen për Edi Ramën. Sipas tij, çdo përpjekje për të dëmtuar këtë proces, është sot një largim i vëmendjes për humbjen e radhës të Berishës në Rrogozhinë.