8 marsi, deputetet vizitojnë gratë e dënuar në burg! Gjonaj: Kemi kërkuar informacion shtesë për Dan Hutrën

6 Mars 2023, 16:36

Në prag të 8 marsit, një grup deputetesh vizituan gratë që vuajnë dënimin në burgun e “Ali Demit”, me synim ndihmesën e tyre për t’u integruar pas daljes. Nga aty gratë deputete theksuan edhe njëherë se u është kërkuar informacion institucioneve për rastin “Dan Hutra”, për të kuptuar më shumë mbi të, autor i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave.