80 stacione autobusësh kthehen elektrikë në Tiranë! Veliaj: Së shpejti parkim nëntokësor te ‘Nënë Tereza’! Kemi pasur fluks turistësh

28 Shkurt 2023, 15:29

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë një bashkëbisedimi me guidat turistike në kryeqytet, bëri me dije se bashkia ka miratuar një projekt që 80 stacione të autobusëve të kthehen në elektrike. Ai tha se po diskutohet që edhe Sheshi “Nënë Tereza” të kthehet në parkim nëntokësor për urbanët.