A do të përjashtohet Ahmetaj nga grupi i PS? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

28 Korrik 2023, 12:20

Blendi Klosi i komanduar si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, është pyetur sot në lidhje me vendimin që do të marrë PS për Arben Ahmetajn, i shpallur në kërkim nga policia, për aferën e inceneratorëve. Klosi tha se vendimi për çështjen e Ahmetajt do të merret në shtator.