A duhet të lejohen të votojnë të burgosurit? ‘Rrogozhina’ hap debat në KQZ, PD: Të mos votojë Veliaj

8 Prill 2025, 18:51 | Përditesimi: 8 Prill 2025, 18:51

PD kërkon që të mos votojnë të burgosurit të cilët janë vendosur në qeli jashtë qarkut ku ata janë banorë. Opozita solli sot në KQZ rastin e Erion Veliajt, duke kundërshtuar faktin se ai rezulton votues në qarkun Durrës. KQZ nuk ka miratuar dot një akt të qartë, se cilët të burgosur do të kenë të drejtën e votës më 11 maj.

I.M/Shqiptarja.com