A e zgjidhën zgjedhjet krizën? Të ftuar Blendi Klosi dhe Ivi Kaso

12 Maj 2021, 08:59

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv tha se kanë dyshime dhe prova se deputetë të rinj të zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit janë me të shkuar kriminale. Të palogjikshme dhe jo ligjore, e ka cilësuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për ripërsëritje të zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në emisionin "5 pyetjetet nga Babaramo", Klosi, njëherazi edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit, u ktheu përgjigje edhe akuzave të kundërshtarëve që janë blerë votat.

Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55​ në ekranin e Report Tv