A ju ‘fal’ ministria e Arsimit profesioneve alternative? Kushi: Ishte e nevojshme, për të plotësuar të gjitha profilet

13 Mars 2023, 14:32 | Përditesimi i fundit: 2023-03-13 17:44:13

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shprehur se zgjerimi i mundësive për aplikimin e mësuesve nuk është në funksion të cenimit të procesit të mësimdhënies, përkundrazi shërben pikërisht për këtë gjë. Mundësitë e reja janë në funksion të plotësimit të profileve të ndryshme që kryesisht në gjimnaze nuk arrihen të plotësohet.