A po shkojnë votat e demokratëve për një parti të majtë? Berisha nga Dibra: Kandidatët tanë nga Tropoja në Konispol janë të 'lirisë'

1 Prill 2023, 13:13

Pas marrëveshjes Berisha-Meta, mbështetësit e Enkelejd Alibeajt kanë hedhur akuza se kandidatët e primareve po futen në garën e 14 majit me logon e një Partie të majtë. Nga Dibra, Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje duke thënë se kandidatët e dalë nga primaret nga Tropoja në Konispol janë të Partisë të Lirisë.