‘Absolutisht po, flet vetë!’ Rama ironizon Berishën për video-postimin, repin banal me ‘vrasje kallashi' e shoqëron me bëmat ndër vite të tij: Gërdeci, 21 Janari, torta dhe 1997!

26 Mars 2025, 20:32 | Përditesimi: 26 Mars 2025, 20:32

Kryeministri Edi Rama ironizon përsëri kreun e Partisë Demokratike me një video-postim të radhës në llogarinë e tij të rrjetit social facebook, duke marrë për shkak pikërisht një nga videot e Sali Berishës që i përgjigjej dyshes Rama-Basha për ‘dissing’ të nisur mes tyre prej ditësh. Mes pamjeve ironizuese edhe kërcimi i famshëm i deputetëve të PD-së me çifteli për Berishën

r.k./Shqiptarja.com