Açka i kërkoi të ruajë qetësinë, Rama: Kur e shoh një palaço ja them, se termat tuaja janë akuza! S’jam këtu për të ndryshuar veten

22 Dhjetor 2022, 19:01

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikës së deputetes demokrate, Flutura Açka e cila e këshilloi të ruante qetësinë. Kreu i qeverisë u shpreh se në momentin që merr vetëm akuza të cilat janë shumë të rënda, detyrohet ta cilësojë si “palaço”. I gjithë diskutimi lindi pas debatit të ashpër të kryeministrit me deputetin Gazment Bardhi. Në debatin mes tyre nuk munguan ofezat të tipit “Zagar e Palaço”.

 

    No videos found.