Administrata publike, 1100 vende bosh çdo vit! DAP kërkon ndryshimin e ligjit për Shërbimin Civil: Rikthimet na janë kthyer në bumerang

23 Janar 2023, 17:28 | Përditesimi i fundit: 2023-01-23 18:28:11

Administrata publike çdo vit numëron deri në 1100 vakanca. Në mbledhjen e komisionit të ligjeve drejtoresha e administratës publike, Albana Koçiu vuri në dukje se vakancat më të mëdha vihen re në rrethe, ndërsa në Tiranë vihet re një numër i madh aplikimesh. Drejtoresha e DAP theksoi nevojën e ndryshimit të ligjit të shërbimit civil i cili për t’u miratuar kërkon 84 vota.