Afera ‘Partizani’/ Berisha merr në mbrojtje dhëndrin Malltezi: U mbajt dy vite i burgosur politik për hakmarrje, i vetmi i dënuar është Rama

7 Korrik, 15:44 | Përditesimi: 7 Korrik, 15:44

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, mori në mbrojtje dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, teksa komentoi vendimin e GJKKO-së ditën e sotme për ta nxjerrë nga arresti shtëpiak pas gati dy vitesh izolimi.

Berisha tha se Malltezi nuk kishte bërë asnjë shkelje ligji dhe i vetmi shkak pse u borgosi politikisht ishin denoncimet që i bëri qeverisë së Ramës nga viti 2013 dhe në vijim me mbi 300 postime për inceneratorët dhe shkeljet e tjera. Kreu i PD-së theksoi se i vetmi i dënuar për shkelje ligji është kryeministri Edi Rama.

E.H/Shqiptarja.com