Afera Partizani/ GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, më 5 maj vendimi nëse kalon ose jo për gjykim

28 Prill 2025, 13:24 | Përditesimi: 28 Prill 2025, 13:24

Gjyqtarja e GJKKO, Etleva Deda rrëzoi kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e Flojera Davidhit. Kjo e fundit më 5 maj duhet të vendosë nëse do kalojë ose jo për gjykim, dosjen Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe 3 të tjerë.

I.M/Shqiptarja.com