Ago Agaj, vlonjati që e çoi kufirin te "Molla e kuqe"

9 Janar 2023, 22:57

Nga malet e Smokthinës ku pa dritën e diellit për herë të parë një ditë marsi të vitit 1897 dhe për një shekull jetë në vijim Ago Agaj një patriot i kulluar, do të udhëtonte në tre kontinente, do të hulumtonte e do të përjetonte eksperienca të pazakonta jetësore, do të jetonte afro gjysmën e jetës me dhimbjen e familjes së mbetur nën robërinë komuniste në Shqipëri, dhe gjithë energjinë e tij intelektuale do ta vinte në shërbim të atdheut, e kryesisht të Kosovës. Ajo pjesë e Shqipërisë së ëndrrave të tij ishte dhe mbeti derisa mbylli sytë preokupimi i tij më i madh, sepse ai e dinte se Kosova ishte dhe ështe çelësi i jetës së kombit dhe siç thote ai vetë "pa Kosovë nuk ka Shqipëri. Kjo ëhstë historia e një intelektuali dhe patrioti të rrallë që jetoi gjysën e jetës larg atdheut dhe i mbylli sytë pa e parë edhe njëherë, por e mbajti që zemër përgjithmonë dhe luftoi pareshtur për të!

    No videos found.