Agron Shehaj: Synojmë 1 mandat në Korçë, marrim 10% të votave në rang kombëtar

29 Mars, 17:45

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi një takim elektoral në Korçë, nga ky shprehu synimin se në këtë qark do të marrin një mandat në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Shehaj tha se Ilirian Agolli është deputeti i ardhshëm i partisë Mundësia për qarkun e Korçës. 

“Absolutisht po! Hajde të të prezantoj deputetin e ardhshëm të partisë Mundësia. Ilirian Agolli është deputeti i ardhshëm i partisë Mundësia për qarkun e Korçës. Nuk ka djalë më të mirë dhe që mund të përfaqësojë më mirë qytetarët korçarë në parlamentin e ardhshëm. Është shembulli që duhet të japim në Shqipëri”, tha Shehaj. 

I pyetur se sa deputetët mund të marrë në zgjedhjet e 11 majit, Shehaj tha se synojnë mandat deputeti në të gjitha ato qarqe që prodhojnë më shumë se 10 mandate, si psh edhe Tirana.