‘Ah vdeksha unë për ty, plasi syri i keq!’ Kryesocialistin e ndërpret demokrati me ‘Rama ik!’: Të keqen o hudhër, po e prisja! Ishte dhe me flokë të lagur, foli kur përmenda bufin

7 Maj 2025, 11:40 | Përditesimi: 7 Maj 2025, 11:40

Teksa e kaloi fjalën tek pasqyrimi i shifrave gjatë tre mandateve të qeverisjes së PS, duke i krahasuar me qeverisjen e PD deri më 2013, kryesocialisti Edi Rama pati edhe një episod me batuta, që kanë qenë të zakonshme gjatë kësaj fushate.

Ai u ndërpre nga një qytetar që kaloi përtej sheshit dhe hodhi thirrjen “Rama ik!”. Rama ndërpreu fjalimin dhe reagoi me batuta dhe ironi:

“Ja..., ah vdeksha unë për ty! Hë, po e pritsha, eh të keqen o hudhër! E pritsha! Ja, plasi syri i keq, a vdeksha unë! E kur e tha, pikërisht sapo përmenda unë bufin, tha ‘Rama ik’! Po e pritsha këtë, ah vdeksha unë për ty! Ju s’e patë, por kishte edhe flokët e lagur kur kaloi aty dhe thirri “Rama ik!”, u shpreh kreu i mazhorancës, i cili pak më parë kishte deklaruar se Sali Berisha me qeverinë e tij e kishte lënë vendin në “gropë ekonomike e borxhe”.

r.k./Shqiptarja.com