Akuza për shpifje, Veliaj: GJKKO vendosi që Berisha të sillet forcërisht në Gjykatë në 19 maj

8 Maj 2023, 11:07

Kryebashkiaku i Tiranës ka deklaruar se sot Gjykata ka vendosur që Sali Berisha të sillet me forcë në Gjykatë në 19 maj.

“Sot isha unë nismëtari i një akuze ndaj Berishës, i cili ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon, por cdo gjë ka një limit, as budallait dhe as të ligut nuk duhet të hapet rrugës, këto akuza t’i provojë në gjykatë, ka kaq kohë që më fton debat, po Berisha nuk është burrë, është frikacak, Berisha është i lig, ka promovuar kulturën hidh baltë pa pikë përgjegjësie në 19 maj në orën 11:00 Berisha do paraqitet me detyrim në gjykatë”, tha Veliaj.