Akuzat e Berishës ndaj policisë për kontrollet në MEK, Balla: Bën korbin e skifterin! Ka 32 vite që i përdor këto ngjarje për qëllime politike

22 Qershor 2023, 10:48

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës në drejtim të policisë së shtetit, për ndërhyrjet në kampin MEK në Manzë. Sipas Ballës, Berisha ka 32 vite që bën të njëjtën gjë duke përdorur për qëllime politike ngjarje të tilla.