Akuzat për Kovaçin, Berisha: Edhe Damian Gjiknuri ka qenë SHIK-s, po unë s’ja përmend

20 Tetor 2022, 19:54

Sali Berisha ka komentuar akuzat që po bëhen ndaj Sandër Kovaçit, i cili është në krye të protestës së pedagogëve. Berisha tha se Rama sulmon si i tërbuar opozitën, ndërkohë që u ndal edhe tek Damian Gjiknuri, duke thënë se edhe ai ka qenë pjesë e SHIK.

“Edhe Damian Gjiknuri ka qenë pjesë e SHIK, po unë s’ja përmend. Ka shërbyer dy vite apo tre vite, ja quaj meritë, edhe për punën që ka bërë në fshehtësi, edhe atë ja quaj meritë! Ka tre ditë që u thotë shqiptarëve se Kovaçi ka punuar në shik në drejtimin e tij. Sulmon si i tërbuar kundërshtarët politikë. Bën gjyqin, e opozitarëve njëri pas tjetrit”, tha Berisha.