Aleati Meta i pandehur, Berisha në pritje të gjykimit në themel për Aferën “Partizani”! Ende pa short për treshen e gjyqtarëve, Davidhi s’ka dorëzuar vendimin

27 Maj 2025, 16:51 | Përditesimi: 27 Maj 2025, 16:51

Teksa aleati i tij Ilir Meta merret sot zyrtarisht i pandehur, për Berishën në GJKKO ende nuk ka një datë shorti për caktimin e treshes gjykuese të dosjes së aferës Partizani. Në Sekretarinë e Gjykatës ende nuk është dorëzuar vendimi i zbardhur i gjyqtares Flojera Davidhi që më 19 maj vendosi kalimin në gjyq për të pandehurit Berisha, Malltezi dhe bashkëpunëtorët e tyre

I.M/Shqiptarja.com