Ali Ahmeti pas takimit me Ramën në Tiranë: Në fokus integrimi, të bashkëpunojmë për rrugëtimin drejt BE-së! Bojkoti i ‘Besës’? Prishi imazhin e saj

11 Janar 2023, 18:29

Kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur në Report Tv për mbledhjen që u organizua një ditë më parë mes partive politike shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama. Fokus i këtij takimi, Ahmeti thotë se ka qenë anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.