Alibeaj akuza Ramës: Ka bashkëpunuar me Metën e Berishën për të asgjësuar PD-në

16 Prill 2023, 15:48

Kryetari i komanduar i PD ka zhvilluar një takim me demokratët, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko. Alibeaj tha se Rama, Berisha e Meta kanë bashkëpunuar për të asgjësuar Partinë Demokratike. Alibeaj tha se PD është e vetmja forcë politike që ka mbështetjen e partnerëve perëndimor.

Kjo situatë është me delikatja për demokratët. Dua ta kuptoni thellë sinqeritetin e kësaj që po them. Ajo që është në lojë, është pozita e PD. Së dyti është në lojë ekzistenca e së djathtës, është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë, do ngelet pjesë e së shkuarës të këtyre 32 viteve, apo do hapë një epokë të re për shqiptarët, për tu kthyer në një vend siç Europa e kërkon.