Alibeaj: Berisha e Rama, dy vjetërsira politike që po mbajnë peng opozitën! S’bëjmë kompromise, do ta mundim këtë regjim duke i larguar të dy

30 Dhjetor 2022, 21:27

Disa orë pasi Berisha, në konferencën e fundvitit hodhi dyshime mbi marrëveshje të Alibeajt me PS, ky i fundit reagoi në rrjetet sociale duke e quajtur drejtuesin e Rithemelimit vjetërsirë e tranzicionit, që bashkë me Ramën mban peng opozitën.