Alibeaj: Ndihem drejtues i PD, jo vetëm kryetar! Basha rezulton i tillë në regjistrin e partive sepse nuk janë bërë ende zgjedhjet për kreun e ri

6 Mars 2023, 19:42

I pyetur nëse ndihet si kryetar i Partisë Demokratike, Alibeaj tha se jo vetëm që ndihej i tillë por edhe drejtues që prej kur Basha dha dorëheqjen.

Ndërsa sa i takon faktit që Basha rezulton kryetar i partisë në regjistrin e partive politike, ai tha se akti i dorëheqjes nuk depozitohet në regjistër, që sipas tij do të thotë se së shpejti PD duhet të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri.

“Jo vetëm jam por ndihem drejtues i PD, ushtrues i detyrës që ju e dini vitin e kaluar kur Basha dha dorëheqjen. Sipas ligjit, në regjistrin e partive politike regjistrohen emrat e kryetarëve të partive. Në rastin kur ka dorëheqje do duhet të regjistrohet emri i kryetarit të ri të zgjedhur. Nuk regjistrohet dorëheqja. Që do të thotë se PD duhet të vazhdojë me procesin e votimeve për të zgjedhur kreun e ri”-tha Alibeaj.