Alibeaj pas mbledhjes me deputetët: PD do të ndjekë të gjitha procedurat, do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit

10 Mars 2023, 19:58

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur pas takimit me deputetët duke thënë se do të regjistrohen në zgjedhjet e 14 majit dhe do të ndjekin procedurat e kërkuara nga KQZ.