Alibeaj për ligjin e lustracionit: Kemi marrë si model rastin e vettingut të magjistratëve

9 Mars 2023, 13:10

Duke marrë si referencë vettingun, Partia Demokratike propozoi sot që të gjithë ata që në kohën e komunizmit kanë kryer aktivitet me pasoja si pjesë e sigurimit të Shtetit, të përjashtohen për 15 vite nga e drejta për të qenë pjesë e institucioneve publike. Në një tryezë diskutimi pwr projektligjin e Lustracionit, Enkelejd Alibeaj, theksoi nevojën që të përcaktohet shkalla e fajit të ish-bashkëpunëtorëve dhe të kenë mundësi të mbrohen me fakte të reja.