Alibeaj: Përballë të komunistëve të Marko Dajtit dhe të Metës me Berishën, ne do ruajmë të djathtën! Kemi mbështetjen e SHBA-BE

10 Prill 2023, 15:32

Gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se kjo PD ka një mision, ruajtja e së djathtës.

“Ruajta e së djathtës dhe e PD. Kemi një mision ruajta e së djathtës, panorama politike është se e gjithë e majta është bërë bashkë dhe duan që shqiptarëve t’i krijojnë një vitrinë mes socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit apo të Ilir Metës ku u janë bashkangjitur si përfaqësuesit tanë, e djathta do përfaqësohet vetëm nga ne. Kemi mbështetjen e SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkia, pra perëndimin dhe nuk është pak që të kesh mbështetjen e perëndimit”, tha Alibeaj.

  •