Alibeaj: Po shkojmë në zgjedhjet vendore me 14 kandidatë prej agresionit të Ramës, Berishës dhe Metës

14 Prill 2023, 14:27

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj pretendon se po shkon në zgjedhjet e 14 majit me vetëm 14 nga 61 kandidatë për shkak të agresionit nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Nuk e fsheha në konferencën që pata këtu vështirësitë që kaloi PD nga agresioni që iu bë nga PS, nga Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta e kushdo tjetër. Targeti i vetëm ka qenë PD. Këta burra e gra, njerëz serioz kanë një veçori, janë të pakapur. Është e kuptueshme dhe normale që në një situatë të tillë anormale, zvarritje në gjyqe me luftë të bërë në institucione si KQZ, me seli të zaptuar që ne të bënim prezantimin. Të gjithë ata kandidatë synimin e kanë për t’i dhënë frymëmarrje Shqipërisë duke iu drejtuar pushtetit të Edi Ramës por s’është normale që një pjesë tjetër kanë synimin t’i ngulin thikë pas shpine këtij grupi të nderuar. Synimi i PD është prezantimi serioz dhe marrja e një rezultati dinjitoz. Serioze është beteja që është bërë deri tani, qëndresa në kushte aspak të favorshme, prezantimi për t’i dhënë një alternativë”, tha Alibeaj.

    No videos found.