Alibeaj prezanton kandidaten për Fierin: Vula na takon neve, Berisha të pranojë vendimin! S’ka gjykatë që nuk pranon verdiktin e demokratëve

27 Shkurt 2023, 19:42 | Përditesimi i fundit: 2023-02-27 19:42:49

Si Enkelejd Alibeaj, ashtu edhe Sali Berisha janë të bindur se gjykata e Apelit do të vendosë në favor të tyre më 3 mars. Duke prezantuar kandidaten për kryetare bashkie në Fier, Alibeaj i bëri thirrje kundërshtarit brenda partisë të pranojë vendimin, ndërsa për Berishën, asnjë gjykatë nuk del kundër verdiktit të demokratëve