Alibeaj- Ramës: Po bëni skenarin me proces të fshehtë për peshkuar votat! Doni të zgjidhni Dvoranin me presionet tuaja

22 Dhjetor 2022, 17:20

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se procesi i votimit të fshehtë është bërë për të manipuluar procesin e votimit. Sipas Alibeaj, mazhoranca është në dijeni që i duhet një kuotë e caktuar votash për të kaluar një projektligj dhe duke ditur që nuk arrijnë t’i plotësojnë këto vota, “peshkojnë” sa andej-këndej. Kreu i Grupit të PD, pretendon se i gjithë ky skenar po bëhet për të zgjedhur Ardian Dvoranin për Kushtetuesen.