Ambasadorja e BE thirrje SPAK: Vendimet e marra s’duhet të kenë dyshime, garantoni rezultate të larta si në BE

19 Korrik 2023, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2023-07-19 17:57:18

Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann i ka bërë thirrje sistemit të drejtësisë në vendin tonë që të japë rezultate te larta njëjtë si në standardet e BE-së. Hohmann thotë se vendimet e marra nga sistemi i drejtësisë nuk duhet të kenë dyshime apo pikëpyetje, ndërsa theksoi se SPAK deri më tani ka dhënë rezultate.